Shiste lëndë narkotike, kapet minoreni, paratë i fshihte në trurin e kompjuterit

Policia e Tiranës prangosi një 17-vjeçar, i cili ishte faktuar se shiste lëndë narkotike në kryeqytet.
Sipas të dhënave nga uniformat blu, minoreni jetonte në Kamëz dhe vinte në Tiranë për të shitur dozat e lëndës narkotike. Paratë, të cilat ai u merrte klientëve, i fshihte në trurin e një kompjuteri, të cilin e mbante në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular.
/rtsh/