E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkak dyshohet një defekt në frigorifer, digjet “fast food-i” në Korçë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një “fast food” është përfshirë nga flakët në bulevardin “Gjergj Kastrioti” në Korçë.

Zjarri ka rënë në ambientet e brendshme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas burimeve, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt elektrik në njërin nga frigoriferët, i cili ka bërë masë elektrike, duke dëmtuar më pas edhe pajisje të tjera, përfshirë edhe banakun.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke dëmtuar gjithashtu edhe orenditë e brendshme të lokalit.

Në vendngjarje ka ndërhyrë shërbimi zjarrfikës, i cili ka arritur të izolojë në kohë flakët, duke parandaluar përhapjen e tyre në bizneset e tjera përreth.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›