E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkak dyshohet një shkëndijë elektrike, përfshihet nga flakët shtëpia në Fier

Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Çeligrad të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›