E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkimet debate ne KeshillBasha Performance e dobet

Te tjera rreth shkrimit E-mail e familjares se Lul Bashes E-mail-et e Albana Vokshit TIRANE ndash Largimet nga puna qe prej majit 2011 ne administraten e bashkise se Tiranes jane bere molle sherri mes keshilltareve socialiste dhe kryebashkiakut Lulzim Basha. Bazuar ne materialet e publikuar edhe ne gazeten Shqiptarja.com kreu i keshilltareve socialiste Aldrin Dalipi deklaroi se ajo qe po ndodh eshte e pafalshme.
Ska ndodhur kurre qe brenda 6 muajve te largohen nga puna 350 vete. Dhe mbi te gjitha pa asnje motivacion tha Dalipi sot ne mbremje.
Keto largime kryetari i bashkise se Tiranes Lulzim Basha i ka justifikuar me punen e dobet qe sipas tij benin keta punonjes ne sherbim te qytetareve.
Ndryshe nga ju qe bashkine e shikoni si prone tuajen ne e kemin kthyer ate ne sherbim te qytetareve te Tiranes. Ndaj dhe kriteri i vetem i punes ketu eshte ky sherbim. Shkarkimet nga puna jane bere ne baze te ligjit dhe performances se tyre ne sherbim te qytetareve tha kryebashkiaku.

UJESJELLESI
Kryebashkiaku Lulzim Basha i ka propozuar Keshillit marrjen ne pronesi nga Bashkia e Tiranes te aksioneve te saj te Ujesjelles - Kanalizimeve sh.a Tirane.
Edhe lidhur me kete kerkese ka patur debate mes keshilltarit te majte Aldrin Dalipi dhe kryebashkiakut Lulzim Basha. Dalipi ka ngritur problemin e faturave te ujit dhe energjise ku shume qytetare ankohen se faturohen me shume sec paguajne duke i kerkuar kryebashkiakut transparence ne kete proces.
Me thene te drejten kam takuar shume qytetare te ndeshkuar te papune e invalide te cilet ishin faturuar me shume se sa kane paguar... Ju zoti Basha keni ngritur zerin per cmimin e portokalleve por jo per faturat qe ju shkojne qytetareve ne shtepi. Nje administrate e pergjegjshme do nxirrte pergjegjes madje do vinte edhe njerez para drejtesise ka deklaruar ai.
Kryebashkiaku Basha i ka cilesuar akuzat e Dalipit demagogji.
Brenda dates 5 mars te gjitha familjet e faturuara me teper nga ujesjellesi do faturohen me pak ne muajin pasardhes pra do tju zbritet shuma e paguar me teper ne muajin paraardhes. Per problemet imagjinare te mos harxhojme kohen pasi asnje intrige politike nuk do ta zhbeje vendosmerine time tha Basha.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›