E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkarkimi i Veliajt, Rama: U detyruam të merrnim një hap të debatueshëm, por të detyrueshëm për fatin e qytetarëve të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes me ministrat dhe deputetët socialistë të kryeqyteti e ka cilësuar vendimin e Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt nga kreu i bashkisë, si hap të debatueshëm, por të detyrueshëm për fatin e qytetarëve të Tiranës. 

Edi Rama: Këshilli Bashkiak shkarkoi dje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Janë thënë dhe llomotitut shumë gjëra lidhur me këtë hap. Sja vlen të merremi me ata që i ka rënë Diella në kokë,, as me ata që 3 herë rresht nuk e mundën dot Erionin me luftën e tyre patologjike.  

Sot fryjnë gjokset me letër anonime. Por qoftë proces i drejtësisë për të janë tema që nuk mund të hyjmë si palë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›