E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkarkimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës pas ndërhyrjeve në Theth, komandohet Gentian Berberi

Gentian Berberi është komanduar drejtori i ri i Policisë së Shkodrës pas shkarkimeve të krerëve.

Ai aktualisht mban postin e drejtorit të Policisë së Kukësit.

Policia e Shtetit vendosi të shkarkojë nga detyra Fatmir Lleshin, drejtorin e policisë Shkodër dhe shefin e komisariatit, Nik Nikolla.

Gjithashtu u mor vendimi për pezullimin nga detyra të shefit të Stacionit të Thethit.

Këto vendime u dhanë pasi policia e zonës nuk veproi në përputhje me ligjet pas ndërtimeve pa leje në Theth, të cilat zaptuan territorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›