E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, Afrim Tafa

Afrim Tafa është larguar nga detyra si drejtor i Policisë së Durrësit dhe është emëruar në një pozicion tjetër pranë Interpolit, detyrë që e ka mbajtur edhe më parë.

Ky ndryshim vjen pas pezullimit të tij, së bashku me dy zyrtarë të tjerë të policisë së Durrësit, pas aksidentit të rëndë të ndodhur në zonën e ish-Kënetës.

Ngjarja tragjike solli vdekjen e dy fëmijëve të mitur dhe plagosjen e një tjetri, duke ngritur shqetësime për reagimin e institucioneve dhe veprimet e policisë pas denoncimeve të banorëve të zonës.

Çështja ka qenë nën hetim administrativ dhe ka sjellë rishikim të përgjegjësive brenda strukturave lokale të rendit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›