E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkelën perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e pushuesve, bllokohen 3 mjete lundruese

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë bllokuar tre mjete lundruese në Vlorë, pasi shkelën perimetrin e sigurisë dhe rrezikuan jetën e pushuesve.

“Janë bllokuar tre mjete lundruese (2 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi drejtuesit e tyre shkelën perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Qeparosë dhe të Karaburunit, duke vënë në rrezik jetët e pushuesve. Secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkua me masë administrative prej 100,000 lekësh të rinj”, njofton policia.

View this post on Instagram

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhynë menjëherë në plazhin e Borshit, duke bllokuar një tjetër mjet lundrues skaf, pasi përdorej për të ushtruar aktivitetin pa licencë. Drejtuesi i tij u ndëshkua me masë administrative prej 110,000 lekësh të rinj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›