E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shkëlqejnë “kuqezintë”/ Sherri debuton në Itali, Bitri i pandalshëm në Hungari, Anis Mehmeti shënon në Championship

Pësoi tre gola, por këtë ditë do ta mbajë mend.

Alen Sherri, portieri që deri pak kohë më parë luante në Superligën shqiptare me Egnatian, provoi emocionet e jashtëzakonshme të Serisë A, duke bërë debutimin në elitën italiane.

Ishte një ndeshje e veçantë pasi ekipi I tij, Kaljari, kishte përballë Milanin, dhe e ndaloi në një barazim spektakolar 3-3.

Nuk ishte pak marrja e një pike ndaj një skuadre 7 herë kampione të Europës, dhe që fitoi në mesjavë 3-1 ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”.

Sherri pra pësoi tre gola, por gjithsesi, nota e tij 6.7 nuk ishte krejt negative, dhe për më tepër ishte më e mirë sesa nota 6.4 që mori portieri kuqezi, Menja, gardiani I shquar I Francës.

Zortea dhe dy herë Xapa ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa përballë shqiptarit realizoi dy herë Rafael Leao dhe një herë Tami Abraham.

Ndërkaq, një gol shumë I bukur shqiptar u regjistrua në kategorinë e dytë angleze.

Autor I tij ishte Anis Mehmeti, mesfushori sulmues I Bristol Sitit që shtangu rreth 26 500 tifozët në stadiumin e Noruiçit.

Miqtë fituan 2-0 dhe Mehmeti shënoi të parin, ndërsa ka tri rrjeta në 13 ndeshje në Championship.

Tepër I rëndësishëm edhe Enea Bitri në Hungari.

Ish-kapiteni dhe ish-qendërmbrojtësi I Partizanit, po shkëlqen në Superligë dhe ja ku realizoi edhe golin e tij të tretë.

Bitri I dha barazimin 2-2 ekipit të tij, ETO Gijëri, në fushën e Debrecenit, një ndeshje e dominuar nga miqtë, por që thuajse e humbën.

Edhe pse mbrojtës, shqiptari ka 3 rrjeta dhe një asist në 11 ndeshje në elitën hungareze. /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›