E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbim i ri i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë: Ushtarët e plagosur rëndë kthehen në atdhe

Ukraina ka vijuar me një fazë të re të shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë dhe disa ushtarë janë kthyer në atdheun e tyre.

Zelensky tha “njerëzit tanë po kthehen në shtëpi “.

Sipas postimit të presidentit ukrainas, ushtarët e liruar i përkasin Forcave të Armatosura, Gardës Kombëtare dhe Shërbimit të Rojës Kufitare të Ukrainës.

Të gjithë ata kanë nevojë për kujdes mjekësor, të cilin do ta marrin menjëherë pas kthimit të tyre.

Our people are coming home.

Today, warriors of our Armed Forces, National Guard, and Border Guard Service are back home. They all require medical treatment, and they will certainly receive the care they need. This is already the second stage of bringing back severely wounded and… pic.twitter.com/4K7il5Iyid

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) June 12, 2025

Kjo është faza e dytë e operacionit të riatdhesimit të ushtarëve të plagosur rëndë dhe të sëmurë rëndë.

Zelensky theksoi se po vazhdojnë përpjekjet për lirimin e të gjithë ukrainasve që mbahen ende në kampet ruse të të burgosurve.

Në të njëjtën kohë, ai shprehu mirënjohjen e tij për ata që kontribuojnë në zbatimin e këtyre shkëmbimeve, në mënyrë që, siç vuri në dukje ai, “secili prej tyre të mund të kthehet në Ukrainë”./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›