E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëmbinjtë rrezik për shkëputje/ Nis shpërthimi i kontrolluar në malin e Torovicës

Në malin e Torovicës në Lezhë ka nisur zbatimi i shpërthimeve të kontrolluara për largimin e shkëmbinjve të paqëndrueshëm, të cilët prej kohësh përbënin rrezik për shkëputje dhe rënie në rrugë.

Operacioni po kryhet nga forcat xheniere në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile, Policinë e Shtetit dhe Bashkinë Lezhë, me qëllim eliminimin e rrezikut dhe rritjen e sigurisë në këtë segment problematik dhe banorët, shtëpitë e të cilëve ndodhen poshtë këtyre shkëmbinjve.

Për zhvillimin e sigurt të ndërhyrjes, janë marrë masa për pezullimin e qarkullimit dhe mbajtjen nën kontroll të zonës, ndërsa banorët pranë janë njoftuar paraprakisht.

Ky aks rrugor ka qenë prej vitesh një pikë e ndjeshme për shkak të rënies së gurëve, duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve dhe komunitetin. Ndërhyrja pritet të stabilizojë situatën dhe të shmangë incidentet e mundshme në të ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›