E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkëndijë elektrike në një pallat në Lezhë, panik mes banorëve

Një shkëndijë elektrike ka përfshirë bllokun elektrik të një pallati pranë ish-Mapos, në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa për shkak të situatës godina u mbush me tym, duke detyruar shumë banorë të dilnin jashtë.

Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për të vendosur nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Aktualisht, pallati ka mbetur pa energji elektrike dhe ende nuk ka një informacion zyrtar se kur do të rikthehet furnizimi me energji.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›