E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër/ I moshuari bie nga kati i dytë i banesës, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm pranë kinemasë në Shkodër, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, si dhe ambulanca.

I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se ka frakturë në këmbë dhe është nën kujdesin e mjekëve në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›