Shkodër, Task Forca e ujësjellësit në terren ul numrin e debitorëve

Shtatë grupe pune të UKSH janë shpërndarë në gjithë territorin e qarkut Shkodër për përcaktimin e kontratave informale dhe lidhjet e paligjshme.
Ato synojnë të bëjnë të mundur formalizimin e çdo abonenti familjar apo biznes, si dhe për furnizimin sa më të mirë me ujë të pijshëm në pesë bashkitë e këtij qarku.
Nga 22 mijë debitorë në fillim të Reformës së Ujit, aktualisht ky numër është ulur në 16 mijë. Kjo falë edhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të shlyer pagesat e prapambetura dhe për të bashkëpunuar për formalizimin e kontratave dhe nënshkrimin e akt-marrëveshjeve.
Aksionet në terren do të jenë të përditshme për zbatimin sa më të saktë të saj duke apeluar ndaj qytetarëve dhe bizneseve për bashkëpunim.
Gazetar M.Gjoni
/ rtsh.al /