E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, eksploziv i telekomanduar makinës, vdes kambisti

SHKODER-Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës me pasoje nje te vrare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vasil Shanto” të këtij qyteti nga ku mësohet se ka shpërthyer makina e kambistit, automjeti tip ‘Benz’,SH 1465 E, ne pronesi te Mark Gjonit. Shpërthimi ndodhi kur Gjoni ishte duke shkuar në punë me automjetin e tij tip benz. Sapo kambisti ka ndaluar për të parkuar, mjeti ka shpërthyer ndërsa Gjoni është rrëzuar në tokë i plagosur rëndë.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur kambisti Mark Gjoni cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe sipas mjekëve gjëndja e tij shëndetësore gjate paradites ka qene teper e rëndë. Ne oren 10:30 minuta kambisti nderroi jete si pasoje e plageve te marra ne trup.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se shpërthimi është kryer me eksploziv të telekomanduar. Ndërkaq vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e cila ka tronditur qytetin e shkodrës këtë mëngjes.

Deri tani nuk ka asnjë pistë në lidhje me shkakun e ngjarjes, por sipas policisë përjashtohet mundësia e një konflikti apo për shkak të detyrës së vëllait të viktimës Gjergj Gjoni i cili është oficer i armatimit të policisë.

Mësohet se janë shoqëruar disa persona, mes tyre familjarë të kambistit Mark Gjoni si dhe dëshmitarë të ngjarjes, por nuk jepen detaje në lidhje me dyshimet.

Ekspertë hetimor tqë krimeve të rënda nga Tirana kanë mbërritur në Shkodër, të cilët po hetojnë mbi ngjarjen por pistat ende nuk bëhen të ditura nga policia për shkak të hetimeve që po vijojnë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bulqizë, tritol shtëpisë së një banori, shkak një vrasje në Janar FOTO: Shkodër, eksploziv i telekomanduar makinës vdes kambisti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›