E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkodër, policia për atentatin: Autorit iu sekeustrua një armë zjarri automatike

Policia e Shkodrës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me atentatin në Shkodër, ku u vranë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, në lagjen “Qemal Stafa”, në ambientet e jashtme të një lokali, ku dyshohet Ragip Gila ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë janë plagosur shtetasi Erogen VAaso 43 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe kamaerierja Meri Kaceri 25 vjeçe, e cila është dëmtuar lehtë.

Gjithashtu, si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi Armando Pali., ndërsa në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë edhe shtetasi Liridon Kraja 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Pas disa minutash ndjekjeje, bënë të mundur kapjen e tij dhe sekuestruan një armë zjarri automatike.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›