E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vijojnë flakët në malin e Taraboshit, pjesa e Malit të Zi në rrezik

SHKODËR- Vatrat e zjarrit ende të ndëzura në zonën e malit të Taraboshit kanë bërë që flakët të rrezikojnë ende pyjet.

I nisur prej tre ditësh zjarri paraqet rrezik pasi për shka të erërave të vazhdueshme mundet t’i afrohet banesave që ndodhen në fshatin Zogaj dhe Shirokë.

Ndërkohë korrespondetja e NEWS 24 raporton se flakët paraqesin rrezik për fshatrat e Mlit të Zi që ndodhen në kufi me Shqipërinë, pasi era po ndihmon në rritjen ne intesitetit të flakëve.

Nga ana e autoriteteve të Malit të Zi janë dërguar helikopter ujë hedhës për të shuar flakët.

Ndërkohë që dje policia ka arrestuar edhe aurin e zjarrit në Tarabosh. Arrestimi i Hil Gjonit, 58-vjec, i cili dyshohet se gjatë punës ne objektin e tij, që kishte nisur të ndërtonte në zonën e Malit Tarabosh, Shkodër, ka pastruar territorin nga disa shkurre e ferra, të cilave më pas u ka vënë zjarrin. Për pasoje ky zjarr është përhapur në pyllin e pishave.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›