Shkodra Elektronike përmbyll finalen e Eurovision 2025

TIRANË, 17 maj/ATSH/ Grupi shqiptar Shkodra Elektronike performoi e fundit ( e 26-ta) në natën finale të Eurovision 2025, në Bazel.
Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut europian. Kënga “Zjerm” është një krijim i shkruar dhe interpretuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, të cilët kanë bërë bashkë elemente të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare.
Ndër vite, Shkodra Elektronike ka performuar në disa festivale të mëdha nëpër Evropë, duke përfshirë Paléo Festival (Gjenevë), Festivalin EXIT (Novi Sad), Festivalin MOST (Veszprém), Konferencën e Muzikës Pin (Sofje) dhe SoAlive (Vjenë).
Pak minuta na ndajnë deri sa të mbyllet votimi, ndërkohë që të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë Shqipërinë në numrin 54345 me kodin 26 si dhe online në faqen zyrtare.