E Premte, 6 Nëntor 2026

Shkon në 8 numri i viktimave në Turqi, arrestohet autori i të shtënave

Autori i sulmeve të armatosura që u regjistruan këtë të enjte në provincën Afyonkarahisar të Turqisë, është vënë në pranga. Mësohet se ai u arrestua në Eskisehir. Gjithashtu bëhet me dije se bilanci i viktimave është rritur në 8 pasi edhe i plagosuri ka ndërruar jetë.

Prefektura e Eskisehirit njoftoi se i dyshuari u identifikua dhe u arrestua, pas një operacioni të përbashkët nga xhandarmëria dhe policia.

Autoritetet u mobilizuan pas një telefonate të bërë në qendrën e urgjencës 112. Tre persona u gjetën të vdekur në zonën e fshatit Agiazini dhe tre të tjerë pranë fshatit Kigir.

Dy gra u gjetën të plagosura në fshatin Yukaritandir, të cilat ndërruan jetë në spital nga plagët e marra. Prefektura e Afyon Karahisar njoftoi se shërbimet kompetente po bashkëpunojnë për të sqaruar rastin.

Pas vrasjeve, i dyshuari fillimisht u arratis duke rrëmbyer një makinë në rrugën që lidhte lagjen Seytigazi me lagjen Ciftelier, në provincën Eskisehir.

Lajme të Sugjeruara

Mike Johnson dorëzohet: Largohet nga drejtimi i republikanëve në Kongres, nis lufta për pasardhësin

Mike Johnson dorëzohet: Largohet nga drejtimi i republikanëve në Kongres, nis lufta për pasardhësin

Protesta masive në Francë, rreth 600 mijë persona dalin në demonstratë

Protesta masive në Francë, rreth 600 mijë persona dalin në demonstratë

Indiana dënon me vdekje një person, tre ekzekutime në SHBA do të kryhen në të njëjtën ditë

Indiana dënon me vdekje një person, tre ekzekutime në SHBA do të kryhen në të njëjtën ditë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›