E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shkrumbohet lokali në Korçë/ Shkak defekti elektrik, dëme të shumta materiale

Një lokal është përfshirë nga flakët në orë e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00, pranë shkollës “Sotir Gurra”. Nga informacionet paraprake, mësohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt nga energjia elektrike.

Për fikjen e tij u angazhuan 3 mjete zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.  Dëmet në lokal janë të konsiderueshme në pjesën e brendshme të tij dhe pajisjet në funksion të lokalit. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›