E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata Mjekësore “Return Medical Association”: Nëse vazhdon kështu situata në Gazë, atëherë na pret katastrofa

Drejtori i Programave Shëndetësore dhe Komunitare në Shoqatën Mjekësore të Kthimit (Return Medical Association), Ahmed Muhanna, paralajmëroi se vazhdimi i rrethimit mjekësor të imponuar ndaj Rripit të Gazës po sjell një katastrofë humanitare mes mungesës së rëndë dhe nevojës në rritje të ilaçeve esenciale dhe furnizimeve mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat Muhanna tha se Shoqata e Kthimit vazhdon punën me kapacitet të plotë dhe menaxhim efektiv për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pavarësisht sfidave në rritje që po përballet sektori shëndetësor.

Ai shpjegoi se shoqata kohët e fundit po vuan nga një mungesë e rëndë e shumë ilaçeve, materialeve harxhuese dhe furnizimeve mjekësore, duke theksuar se nëse politikat që pengojnë hyrjen e sasive të mjaftueshme të këtyre furnizimeve vazhdojnë në ditët në vijim, kjo mund të çojë në ndalim të pjesshëm të disa ndërhyrjeve mjekësore dhe operacioneve kirurgjikale.

Sipas tij, shoqata ende nuk është detyruar të ndalojë shërbimet shëndetësore, përveç një rasti kur puna u reduktua për shkak të mbarimit të furnizimeve me naftë, gjë që u njoftua qartë në media në atë kohë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›