E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqata e Transporteve “me sytë” nga qeveria – Pritet rimbursimi i naftës, por edhe heqja e disa taksave për qarkullimin

Shoqata e Transportit është në pritje të një vendimi nga qeveria për subvencimin e tyre si rezultat i shtrenjtimit të naftës. Pas takimit me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, Kristofon Foni, kreu i Shoqatës së Transportit Ndër qytetas, renditi katër pika nga kërkesat që u parashtruan në takim

“Na është premtuar riaktivizimi i VKM-së që është pakta anti krizë që u miratuat në vitin 2022 për shkak të luftës Ukrainë-Rusi, me mbledhjen e parë të qeverisë na u premtua se do të diskutohet dhe miratohet. Kemi kërkuar heqjen e taksës së qarkullimit, heqja e akcizës së karburantit dhe uljen e TVSh në shitje ose heqjen e saj ashtu siç e kane dhe vendet e rajonit”, u shpreh Kreu i Shoqatës së Transportit Ndër qytetas.

Foni theksoi se nëse miratohet, kjo skemë mund të ketë efekt prapaveprues.

“Mund të merren parasysh edhe litrat e karburantit të muajit mars”, tha ai.

Shoqata e transportit deklaron se në rast mos përmbushje te këtij premtimi, do të çojë në reduktim të autobusëve, deri në pezullimin e transportit urban, efekt që do të ndikonte drepërdrejtë në xhepat e qytetarëve.

Gazetare: E. Hasanbelli     

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›