E Martë, 3 Nëntor 2026

Shoqërimi i fëmijës nga të afërmit për udhëtim, tani me deklaratë noteriale në e-Albania

Ambasadat dhe konsullatat e Shqipërisë do t’u mundësojnë prindërve që të lejojnë shoqërimin e fëmijëve jashtë vendit nga një person i afërt i familjes, përmes një deklarate noteriale.

Lajmin e dha të premten ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Aplikimi për deklaratën njëvjeçare noteriale do të kryhet përmes platformës qeveritare e-Albania dhe njoftimi për pranimin ose refuzimin e mundshëm do të bëhet nëpërmjet postës elektronike brenda 10 ditëve.

Aplikantët duhet të paraqitin pasaportën ose një kartë biometrike identiteti të vlefshme, dokumentet që konfirmojnë rregullshmërinë e deklaratës së kërkuar, si edhe mandatpagesën prej 20 euro për shërbimin.

Me pranimin e tyre, nis faza e marrjes së shërbimit në formën fizike në Ambasadë/Konsullatë, ku bëhet paraqitja e dokumentacionit origjinal brenda 20 ditëve.

Deklaratat noteriale mund të lëshohen për disa nevoja:

  1. Për njohje fëmije;
  2. Për udhëtimin e fëmijëve me njërin nga prindërit, me të afërt të familjes;
  3. Për të ardhurat (p.sh. studentët);
  4. Deklaratë gjallese;
  5. Për pajisjen e fëmijëve me Leje Qëndrimi (kur njëri prind autorizon prindin tjetër) – vetëm për Greqinë;
  6. Për lënien e shtetësisë shqiptare për fëmijën minoren.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›