Shpallet lista e kombëtares; Armando Broja rikthehet për sfidën e rëndësishme me Çekinë

Trajneri i kombetares Silvinjo shpalli listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion per ndeshjen kualifikuese të “Euro 2024” ndaj Çekisë ne 12 tetor dhe miqësoren me Bullgarinë ne date 17 tetor.
Ajo qe bi ne sy në listën prej 25 futbollistësh eshte rikthimi pas nje mungese te gjatë, gati 1-vjecare i sulmuesit Armando Broja.
Talenti kuqezi ka lënë pas dëmtimin në gju dhe së fundmi është aktivizuar dhe madje ka shënuar për Chelsea në Premier Ligë.
Këtë here në kombëtare nuk do të jetë Odise Roshi, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve që ishin edhe ndaj Cekisë dhe Polonisë në muajin shtator janë konfirmuar nga ana e trajnerit brazilian të Kombëtares.
Shqipëria do të nisë zyrtarisht përgatitjet të hënën, më 9 tetor, në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytet.
Dueli me Çekinë është jetik për kuqezinjte pasi një sukses I mundëshëm do të na afronte ndjeshëm me një bilete për në europianin e vitit të ardhshëm, ndonëse kemi edhe dy shanse të tjera në nëntor kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.