E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndahen librat falas, nxënësit marrin tekstet në shkolla, procesi zgjat deri në 7 shtator

Maria, nxënëse e klasës së katërt, ka shkuar pranë ambjenteve të shkollës për tu pajisur me librat e vitit të ri shkollor.

Entuziazmi nuk mungon as te më të vegjëlit. Për nxënësit e klasës së parë, marrja e librave është një moment që ata do ta mbajnë mend shumë gjatë.

Për nxënësit e klasave të 4 deri 9 librat janë rivlerësuar pas dorëzimit, teksa prindërit thonë se gjendja e tyre është mjaft e mirë.

Procesi i shpërndarjes do të vazhdojë deri në datën 7 shtator, një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, për të garantuar pajisjen e plotë me tekste.

Të paktën 236 mijë nxënës pritet të përfitojnë nga ky program I cili përfshin nxënësit e klasave të arsimit fillor dhe gjithashtu për 16 kategori nxënësish të cilët janë në gjimnaze.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›