E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërndante kanabis dhe kokainë, arrestohet 58-vjeçari në Vlorë

VLORË- Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap me doza kokainë dhe kanabisi. Gjatë kontrollit iu gjet një armë sportive  (pistoletë) pa leje.

58-vjeçari shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›