E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërndarja e librave falas në shkolla, fëmijë e prindër të emocionuar në prag të vitit të ri arsimor

Shkolla nuk ka filluar ende, por korridoret e tyre po gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve, të cilët i shfrytëzojnë këto ditë të fundit me pushime, bashkë me prindërit, për të marrë librat e tyre falas.

Këtë vit janë rreth 236 mijë fëmijë në të gjithë vendin që do t’i marrin librat falas.

Një video e ndarë në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama tregoi atmosferën në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, prindër e fëmijë që për herë të parë do të prekin bankat e shkollës më 7 shtator.

“Emocionet e prindërve që përfitojnë paketën e plotë të librave falas për fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor,” shkroi kryeministri.

E pranishme në shpërndarjen e librave ishte edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

“Ne kemi filluar shpërndarjen e librave falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Janë rreth 9 milionë euro, të cilat vihen në dispozicion për të garantuar që nxënësit të kenë libra shkollorë falas nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, dhe gjithashtu edhe për 16 kategori nxënësish, të cilët janë në gjimnaze,” u shpreh ministrja Manastirliu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›