E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërndarja e videove intime, gazetari: Dy nga personazhet në gjendje të rënduar psikologjike, kanë përfunduar në spital

Gazetari Esido Barkaj ka zbuluar këtë të enjte në studion e “Takohemi n’Vizion Plus”, të moderatores Fjodora Fjora, se dy nga personazhet femra të dala në videot intime janë në gjendje të rënduar psikologjike.

Barkaj ka theksuar se një nga zonat e cila duket në videot intime të shpërndara me shpejtësi në rrjetet sociale tashmë ndodhet nën monitorim nga psikologët, pasi është në gjendje të rënduar psikologjike.

Pjesë nga biseda:

Barkaj: Policia ka kontaktuar edhe personat femra, ato që ka arritur të identifikojë në kamera. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë psikologjike.

Fjora: Pra, lajmi është i vërtetë.

Barkaj: Dy prej zonjave janë shprehur të shqetësuara, kanë probleme të rënda psikologjike, njëra prej tyre gjendet pranë psikologëve. Dy të tjera kanë pranuar të paraqiten në Policinë e Tiranës. Deri tani, sa flasim, është se asnjë nuk është paraqitur në polici. Ajo që flitet underground, por janë hipoteza që qarkullojnë në rrjete sociale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›