E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit, merr flakë një banesë në Kukës, s’ka persona të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët në Kukës mëngjesin e kësaj të diele (16 qershor). Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit, si pasojë e shpërthimit të bombole gazi.

Zjarri është përhapur, sipas dëshmitarëve, nga rrjedhja e gazit në njërën prej banesave, pikërisht asaj të katit të tretë e më pas ka përfshirë edhe banesën e katit të katërt.

Forcat e zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të shuar zjarrin. Ndërkohë zjarri i rënë  fatmirësisht nuk ka shënuar të lënduar por vetëm dëme materiale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›