Shpërthen bombola e gazit në Bulqizë, lëndohen dy persona, ja gjendja e tyre

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Bulqizë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 09:00, në njësinë administrative Shupenzë, në një banesë, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasi M. M. dhe shtetasja Rr. M., të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.