E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shupenzë, plagosen dy persona

Një bombul gazi dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht në një banesë në njësinë administrative Shupenzë, në Bulqizë, rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të lënduar lehtë shtetasit M. M. dhe Rr. M., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›