E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthen bombula e gazit në Korçë

Një bombul gazi që përdorej për gatim ka shpërthyer në fshatin Mborje të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 11:20 në banesën e që është në pronësi të 41-vjeçarit me iniciale D.M.

Nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

“Më datën 17.08.2024, rreth orës 11.20, në fshatin Mborje, Korçë, në banesën e shtetasit D. M., 41 vjeç, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit  ka shpërthyer bombula e gazit që përdorej për gatim.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje   dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›