E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthim gjatë natës në Krujë, i vendoset lëndë plasëse një automjeti

Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen Varosh të Krujës, duke alarmuar banorët e zonës.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë së Krujës kanë mbërritur në vendngjarje dhe nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se automjeti në pronësi të shtetasit Dervish Guni ishte dëmtuar si pasojë e vendosjes së një lënde shpërthyese.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po kryhen veprime hetimore për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme.

Në kuadër të hetimit, grupi hetimor po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë pranë banesës së Gunit dhe në zonën përreth.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›