Shpërthim i fuqishëm në minierën e qymyrit në Iran, 51 të vdekur! 24 persona të zhdukur

Një shpërthim gazi në një minierë qymyri në provincën e Khorasanit Jugor në Iran vrau të paktën 51 persona dhe plagosi 20 të tjerë, tha të dielën media shtetërore e Iranit.
Aksidenti u shkaktua nga një shpërthim gazi metani në dy blloqe, B dhe C, të minierës së drejtuar nga kompania Madanjoo, thanë mediat shtetërore, rapoeron CNN.
“76% e qymyrit të vendit sigurohet nga ky rajon dhe rreth 8 deri në 10 kompani të mëdha po punojnë në rajon duke përfshirë kompaninë Madanjoo,” tha guvernatori i provincës së Khorasanit Jugor Ali Akbar Rahimi për TV shtetëror të dielën.
Operacioni i shpëtimit në bllokun B ka përfunduar. Nga 47 punëtorët që ishin në bllok, 30 vdiqën dhe 17 u plagosën, tha më herët Rahimi.
Kanë nisur operacionet e shpëtimit në bllokun C. Dendësia e metanit në bllok është e lartë dhe operacioni do të zgjasë rreth 3-4 orë, shtoi ai.
Në momentin e shpërthimit ndodheshin 69 punëtorë në blloqe, raportoi TV shtetëror.
Shtatëmbëdhjetë persona të lënduar u transportuan në spital dhe 24 persona janë ende të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi në orën 21:00 (1730 GMT) të shtunën, tha media shtetërore.
Presidenti Masoud Pezeshkian shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave. /vizionplus.tv