E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në Kinë, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kinën një ditë më parë. Një shpërthim  në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën jugore Hunan vrau 9 persona dhe plagosi 26 të tjerë, raportuan mediat shtetërore.

Aksidenti ndodhi në fabrikën Shanzhou Fireworks Co, pranë qytetit Changde, pak para orës 8:30 të mëngjesit të së hënës, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

Shërbimet e emergjencës u mobilizuan menjëherë me 28 cisterna uji dhe mbërritën në vendngjarje për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit.

Breaking: Massive Explosion at Shanzhou Fireworks Factory in Hunan, China, Injures Nine and Leaves Two Missing at 8:23 AM on June 16, 2025 pic.twitter.com/q0gaNNnQ8w

— TheIllusionist (@John420_69_420) June 16, 2025

Zjarrfikësit u përballën me kushte veçanërisht të pafavorshme, pasi kishte rrezik në rritje për shpërthime të reja, gjë që e bëri punën e tyre dukshëm më të vështirë.

Qeveria provinciale e Hunanit ka ngritur tashmë një komitet të posaçëm hetimor për të hetuar shkakun e shpërthimit.

Incidenti tragjik i shtohet një liste të gjatë aksidentesh industriale që nxjerrin në pah problemet e vazhdueshme me standardet e sigurisë në vendin e punës në Kinë.

Vetëm muajin e kaluar, një shpërthim në një fabrikë kimike në Weifang, provinca Shandong, vrau 5 persona dhe plagosi 19 të tjerë. Në prill, 22 persona vdiqën pas një zjarri në një restorant në qytetin verior kinez të Liaoyang./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›