E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthim me lëndë plasëse në një dyqan në Krujë

KRUJË- Një shpërthim dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”, në hyrjen e një dyqani.

Dyqani ndodhej në përdorim nga shtetasi Donald Luka rreth 30 vjeç.

Shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›