E Martë, 3 Nëntor 2026

Shpërthim në burgun e Fushë Krujës/ Policia: Nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale

Policia ka dhënë reagim zyrtar në lidhje me një shpërthim të dëgjuar pranë burgut të Fushë Krujës.

Në njoftim, thuhet se është dëgjuar një shpërthim brenda territorit të burgut.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

Ndërkaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›