Shpërthim në një automjet në Elbasan, dyshohet se u vendos lëndë plasëse në gomë


5 Nëntor 2026 | 11:22
Një sasi lënde plasëse dyshohet se ka shpërthyer në njërën prej gomave të para të një automjeti tip “Volkswagen”, në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në Elbasan.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”. Automjeti, në pronësi të shtetases A. D., është përfshirë nga flakët si pasojë e shpërthimit.
Nga përhapja e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tip “Benz”, i cili ishte i parkuar pranë “Volkswagen”-it.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Lajme të Sugjeruara
- 11:06 Dosja “Plumbi i Artë”, SPAK kërkon 299 vite burg për 15 të pandehurit
- 11:04 Ambasadorja e BE-së i dorëzon progres-raportin, Begaj: Angazhimi ynë anëtarësimi në BE
- 10:49 Lëvizte i armatosur dhe me drogë në makinë, arrestohet 20-vjeçari në Lezhë
- 10:48 Gjashtë vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
- 10:47 Shpërthimi në Elbasan, shefi i Shërbimit Zjarrfikës: Si i nxorëm banorët nga katet e sipërme me autoshkallë
- 10:37 Alarmi për bombë në fluturimin nga Dublini në Romë, 8 kërcënime në Evropë një ditë më parë
Kryefaqja