Shpërthim në një qendër të Këlnit, i treti në 10 ditë! Dy persona të lënduar

Një shpërthim, i gjashti që nga qershori dhe i treti në dhjetë ditët e fundit, ndodhi gjatë natës në qendër të Këlnit. Ngjarja ka ndodhur në një një kafene të hapur së fundmi në katin e parë të një pallati.
Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 2:45 (koha lokale), dhe pallati është evakuuar menjëherë.
Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë nga zjarri i rënë, ndërsa kafeneja është shkatërruar.
Sipas BILD, policia po fokuson hetimin e saj në sulmet e përsëritura me bomba në Këln ndaj mafies Mocro që vepron në North Rhine-Westphalia./vizionplus.tv