E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në portin e Roterdamit, një i vdekur dhe disa të lënduar

Të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën sot në një shpërthim në një kantier në portin e Roterdamit në Holandë, raportuan mediat lokale.

Shpërthimi ndodhi pak pas mesditës në një kompani në Moezelweg në Europoort, pjesë e portit të Roterdamit, raportoi transmetuesi holandez NOS.

Policia konfirmoi se të paktën një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën në shpërthim.

Operatori i rrjetit “Stedin” kishte raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në të njëjtën zonë sot më herët ndërsa një stacion transformatorësh u përfshi për pak kohë nga flakët që besohet se ishin shkaktuar nga një rritje e energjisë.

Shkaku i shpërthimit ishte ende i paqartë dhe aktualisht po hetohet, tha policia./abcnews.al

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›