Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan/ Policia informacion: Një e moshuar humb jetën, 10 persona të plagosur

Një 83-vjeçare ka humbur jetën dhe 10 persona të tjerë janë dëmtuar pas zjarrit që përfshiu një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”, në Elbasan.
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë rreth orës 14:45 në banesën e shtetasit H. I., ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja vjen pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi më herët pallatin, i cili shkaktoi panik te banorët dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesë.
Dyshimet paraprake për shpërthimin lidhen me një bombol gazi, por shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet nga hetimet.
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. I., në katin e tretë të një pallati në lagjen “Qemal Stafa”.
Si pasojë, ka humbur jetën, banorja në të njëjtin pallat, shtetasja H. B., 82 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 10 banorë të tjerë, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.