E Premte, 6 Nëntor 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, dyshohet se gazi rrodhi nga tubat e bombolës në katin e parë! 69-vjeçari tentoi të ndizte sobën, por humbi jetën (VIDEO)

Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi tragjik në pallatin 5-katësh në Elbasan dyshohet se u shkaktua nga rrjedhja e gazit në tubat që lidhnin një bombol 15-litërshe, të vendosur në katin e parë, me apartamentin e 69-vjeçarit Hamit Ibro në katin e tretë.

Dyshohet se gazi ka rrjedhur përmes tubacioneve dhe është grumbulluar brenda banesës, ndërsa shpërthimi i fuqishëm, i shoqëruar me flakë, ka ndodhur në momentin kur 69-vjeçari ka tentuar të ndezë sobën. Në atë moment, Hamit Ibra ndodhej i vetëm në apartament. Ai humbi jetën si pasojë e shpërthimit.

Lajmi kryesor:

Elbasan/ Pallati kthehet në rrënoja nga shpërthimi, shkon në 2 numri i viktimave! 69-vjeçari gjendet pas orësh kërkimesh, shkak u bë rrjedhja e gazit në banesën e tij (VIDEO)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›