E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shpërthimin me lëndë plasëse gjatë natës në një mjet në Tiranë, nuk ka të lënduar

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur në një mjet të parkuar në Tiranë gjatë orëve të natës së 10 marsit, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndocka”, ndër mjeti ka qenë i parkuar.

Makina e cila ishte shënjestër e shpërthimit ishte ne pronësi të 36-vjeçarit O.K., ndërsa nuk dihen ende motivet e vendosjes së eksplozivit.

Aktualisht grupi hetues ndodhet në  vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë. Fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe jo nuk ka pasur persona të lënduar. Sipas hetuesve vendosja e eksplozivit mund të jetë një paralajmërim pronarin e mjetit.

Efektivët vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›