E Martë, 3 Nëntor 2026

Shqipëri – Serbi, FSHF njoftim zyrtar për anëtarët e Klubit të Tifozëve të Kombëtares

TIRANË, 14 maj /ATSH/ Federata Shqiptare e Futbollit informoi sot të gjithë anëtarët aktivë të Klubit të Tifozëve që kanë përfituar paketat për sezonin aktual, se për ndeshjen Shqipëri – Serbi më 7 qershor 2025 nuk është e nevojshme të regjistrohen në formularin për shortin e biletave.

FSHF thekson se, vendin e tyre në stadium e kanë të garantuar dhe do të marrin një link të personalizuar për të kryer blerjen e biletës brenda periudhës së përcaktuar.

FSHF falënderon të gjithë tifozët për mbështetjen e vazhdueshme.

Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të luajë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë ndaj Serbisë më 7 qershor, ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

/r.e/j.p/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›