Shqipëri- Hungari, mekanizma financiare për investimet strategjike

Shqipëria dhe Hungaria po diskutojnë për krijimin e mundësive financiare për të rritur investimet strategjike.
Kjo u bë e e ditur nga Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja i cili po zhvillon një vizitë në Budapest.
Zoti Gonxhja është pritur në një takim nga ministri i Ekonomisë Kombëtare të Hungarisë, Márton Nagy.
Ai bëri të ditur se me homologun e tij kanë diskutuar veçanërisht në promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mekanizmave financiare për investimet strategjike.
Zoti Gonxhja theksoi se një tjetër pikë diskutimi me ministrin Nagy ishte edhe ofrimi i ekspertizës për programe novatore mbi mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla e të mesme.
“Ky takim, në prag të marrjes së Presidencës së Këshillit të BE nga Hungaria, shënon një hap shumë të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve midis Shqipërisë dhe Hungarisë”, shprehet ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.
/ rtsh.al /