Shqipëri, 32 raste të reja me HIV
TIRANË- Rreth 32 persona janë identifikuar gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti me virusin HIV pas testeve vullnetare të gjakut që kanë kryer pranë laboratorit të referencës në ISHP dhe klinikës së sëmundjeve infektive në QSUT.
Specialistja e shëndetit publik Marjeta Dervishi tha se në Shqipëri vazhdon të mbetet problem numri i ulët i testimeve.
Sipas specialistes, kryerja më e madhe e testimeve bëhet në tiranë, megjithëse në 12 prefektura të vendit janë hapur qendrat e këshillimit e testimit për HIV/AIDS.
Ajo tha se mungesa e ndërgjegjësimit ka bërë që gati gjysma e pacientëve te prekur me HIV të vijnë në stadin e AIDS, duke i hequr vetes shumë mundësi për të zgjatur vitet e jetës.
Me shifrat e reja të raportuara Shqipëria numëron sot zyrtarisht 607 persona që jetojnë me HIV, mes tyre dhe 28 fëmijë.
Sipas të dhënave të ISHP, gjatë këtij 4 mujori nuk janë identifikuar fëmijë të lindur me HIV apo të infektuar nga ky virus i rëndë.
(m.a/ata/BalkanWeb)