Shqipëria destinacioni me ekonomik në Europë/ “Travel of Path”: Natyrë e veçantë dhe siguri për turistët

Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më fort si një nga destinacionet më interesante në Evropë për të pushuar gjatë kësaj vere. Platforma e njohur amerikane për udhëtime Travel Of Path e rendit Shqipërinë krahas vendeve të njohura për turizëm si Italia dhe Greqia përsa i përket natyrës por është shumë më ekonomik.
Sipas Travel of Path Shqipëria ka qenë në qendër të vëmendjes së udhëtarëve për vite me radhë dhe ende nuk është shkatërruar nga çmimet e larta turistike, gjë që është një problem i madh për turistët.
Në artikull rekomandohet të vizitohen plazhet e qeta të Himarës apo gjiret ngjyrë bruz të Dhërmiut të cilat konsiderohen si peizazhe të përshtatshme për kartolinë .
Bukuritë natyrore mund të shijohen nga udhëtarët e huaj me çmime shumë ekonomike ku një dhomë me 4 yje mund të sigurohet për 70 deri 129 dollarë për natë.
Po ashtu turistët mund të shijojnë një darkë në një restorant elegant dhe të thjeshtë me një çmim që varion nga 29 deri në 47 dollarë. Ndërkohë përtej bukurive natyrore Travel of Path veçon edhe nivelin e sigurisë që ofron vendi jonë.
Udhëtarët po e vlerësojnë nivelin e sigurisë së Shqipërisë me 84/100, duke e bërë atë si një ndër më të sigurtit.
Pas një rekordi prej 2.5 milionë vizitorësh te huaj në katër muajt e parë , vendi po përgatitet për një sezon me rritje të lartë të fluksit turistik, të mbështetur si nga atraksionet natyrore dhe kulturore apo riviera e vendit.