E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria drejt forcimit të pozicionit në hartën ajrore evropiane, Blendi Gonxhja në Berlin, takim me drejtues të Lufthansa

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja zhvilloi në Berlin, në selinë e Lufthansa Group, një takim me Dr. Kay Lindemann, Zëvendës President i grupit dhe Drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Korporatave dhe Çështjeve Qeveritare.

Në takim u fol për rritjen e numrit të turistëve në të gjitha destinacionet tona, numrin e shtuar të fluturimeve si dhe diskutuam mbi mundësitë e zgjerimit të ndërlidhjes ajrore me Gjermaninë, me fokus rritjen e prezencës së Lufthansa-s në Shqipëri në funksion të vizionit tonë për një turizëm cilësor dhe të qëndrueshëm.

U ndal veçanërisht tek mundësitë që do të sjellë hapja e aeroportit të ri të Vlorës për zhvillimin e vijës bregdetare joniane, ndërsa Dr. Lindemann e vlerësoi Shqipërinë si një destinacion të qëndrueshëm dhe të besueshëm, duke theksuar interesin e lartë për linjën Frankfurt–Tiranë.

Ky takim rikonfirmon vullnetin për të thelluar bashkëpunimin dhe për ta forcuar më tej pozicionin tonë në hartën ajrore evropiane në dobi të Shqipërisë turistike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›