E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shqipëria i vjen në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, 30 zjarrfikës nisen drejt vendit fqinj

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Greqisë autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve. Vendi fqinj përballet prej tre ditësh me flakët në Xilocastro, Peloponez.

Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Mësohet se efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës.

“ Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›