‘Shqipëria ka ndryshuar’, Demalia: Hyrja në BE, arritje e madhe. Do vendosë kolonën e drejtësisë

Analisti Ilir Demalia tha për ‘News Line’ se futja në BE do të jetë arritja më e madhe e kësaj qeverie dhe se do të vendosë kolonën e drejtësisë. Sipas Demaliajt, Shqipëria ka ndryshuar por vijon të mbetet një problematikë madhore korrupsioni që sipas analistit qeveria duhet të bëjë diçka për të luftuar korrupsionin dhe ryshfetin që janë ‘kulturë’ në shoqërinë tonë.
“Futja në BE do të ketë ligje dhe rregulla. Gjëja që po funksionon tani me hapa të vegjël është drejtësia. Nëse do futesh në BE do të shtrëngohesh me ligjet e tyre. Rama nëse bën këtë, është arritje dhe sipas deklaratave duket fryma pozitive. Shqipëria ka ndryshuar, kjo qeveri sigurisht që ka defekt dhe duhet të bëjë diçka për korrupsionin. Është një administratë e tërë, ne e kemi pasur gjithmonë kulturën e rushfetit që nuk përmbyset me një ditë.
Mentaliteti, kultura nuk ikën me një ditë. Ndryshimi politik nuk vjen përmes sistemit të drejtësisë, nëse arrestojnë Berishën do te jetë Noka ose familja e Berishës.
Ata kapen që të rrijnë në pushtet që të kenë favore.
Mediu lëviz me 4 bodyguard, është kreu i një partie që nuk ekziston dhe nuk paraqitet në GJKKO. Më tregoni një vend ku ndodh kjo. Një njeri që duhet të paraqitet të thotë se çfarë ndodhi atje ku u vranë 27 persona.
Hyrja në BE do të vendos kolonën e drejtësisë dhe do të jetë arritja më e madhe.” / abcnews.al